Portieri i Paris Saint Germain, Kevin Trapp ka pranuar se është i pasigurt rreth të ardhmes së Neymar, por insiston se skuadra nuk është e frustruar me brazilianin.
Neymar u transferua në Parc des Princes nga Barcelona në muajin gusht të vitit të kaluar për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e di pse këtu është çdo ditë diçka ndryshe në gazeta rreth Neymarit”, ka thënë Trapp për ‘Sport Bild’. “Një ditë ai kalon në Real Madrid, ndërsa në ditën tjetër rikthehet te ish klubi i tij Barcelona”
“E gjitha që mund të them është se nuk e di se çfarë është duke ndodhur. Ne nuk jemi frusturar nga ai si bashkëlojtarë. Është e kundërta, ne jemi me fat që kemi atë në skuadër dhe shpresoj që ai të luaj në Paris për një kohë të gjatë”
Neymar ka shënuar 28 gola brenda të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë./arbresh.info/
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër