Kombëtarja e Kosovës të hënën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, kundër Kombëtares së Ishujve Faroe.
‘Dardanët’ këtë sfidë do ta nisin me ide të qarta, duke kërkuar vetëm tre pikët, pas barazimit 0-0 në Azerbjaxhan në ndeshjen e xhiros së parë.
Të kërkohet fitorja ndaj Ishujve Faroe është diçka mese e drejt, kur dihet dallimi i madh mes dy kombëtareve sipas vlerave të vendosura nga ‘Transfermarkt’.
Faqja që merret me vlerat e futbollistëve, ‘Transfermarkt’, e vlerëson Kombëtaren e Kosovës 32,18 milionë euro.
Shumë më e vogël është vlera e Kombëtares së Ishujve Faroe, që vlerësohet 2,65 milionë euro.
Për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, trajneri Bernard Challandes mund të llogarisë në shërbimet e Besar Halimit, ndërsa nga kombëtarja është larguar Kastriot Dermaku, për arsye personale.
Ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe që luhet nesër (e hënë), fillon nga ora 20:45
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...