Kombëtarja e Danimarkës padyshim se është kombëtarja e madhe që ka shkelur në Kosovë ndonjëherë.
Çerekfinalistët e Kupës së Botës së vitit 2018, kanë zbarkuar në Kosovë për të zhvilluar ndeshje miqësore. Së bashku me ekipin kanë udhëtuar edhe Christian Eriksen i Tottenham Hotspur dhe Kasper Schmeichel i Leicester Cityt.
Danimarka, që renditet në vendin e 10-të në renditjen e FIFA-s, ka një vlerë tetë herë më të madhe se Kombëtarja e Kosovës.
Danezët, vlerësohen rreth 347 milionë euro, shkruan lajmi.net.
Lojtari më i vlefshëm te Danimarka është Christian Eriksen që luan te Tottenhami.
Vlera e tij në transfermakt prek shifrën e 89.4 milionë euro, dy herë më shumë sesa e Kosovës e cila, e tëra vlerësohet me rreth 47 milionë euro.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...