Barcelona raportohet se po pret përgjigjen e Leipzigut sa i përket ofertës së tyre për Dani Olmon, por në rast se refuzohet, blaugranasit nuk do të rikthehen me një ofertë të dytë.
Përkundër dëshirës së madhe të Olmos për t’iu bashkuar gjigantit blaugranas, Leipzig mbetet i vendosur në qëndrimin e tyre sa i përket aspektit financiar, duke krijuar një situatë të tensionuar mes dy palëve.
Barcelona ka ofruar 40 milionë euro plus 20 milionë të tjera në shtesa, ofertë të cilën Leipzigu e ka refuzuar. Katalanasit e rritën ofertën e tyre në 47 milionë euro plus tre milionë shtesa, bazuar në paraqitjet e lojtarit dhe 10 milionë euro të tjera në bonuse të mundshme, varësisht nga titujt e fituar.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona nuk do të bëjë përpjekje që ta rrisë ofertën e tyre në 50 milionë euro, e cila përputhet me klauzolën e lirimit të Olmos që do bëhet efektive sezonin e ardhshëm.
Pasi drejtori i ri sportiv Marcel Schafer pritet ta nis punën së shpejti, Leipzigu do ta vlerësojë me kujdes ofertën e fundit të Barcelonës gjatë ditëve ne vijim.
Një pikë kyçe e këtij transferimi mbetet struktura e pagesës. Paraprakisht, Barcelona kishte propozuar që të paguante 10 milionë euro gjatë katër viteve, duke filluar që nga janari i vitit 2025.
Sidoqoftë, kjo ofertë përfshinte edhe një pagesë prej 25 milionë eurosh, e cila do të paguhej gjysma në shtator dhe pjesa tjetër përmes kësteve.
Përkundër këtyre ndryshimeve, Leipzigu nuk i është përgjigjur ofertës formalisht dhe negociatat mbeten për momentin në një pozitë mjaft delikate.
Olmo po shijon për momentin pushimet në Kroaci dhe pritet të takohet së shpejti me agjentët e tij për të diskutuar të ardhmen e tij.
Barcelona në anën tjetër po punon ndaj kohës, pasi duan ta finalizojnë transferimin para datës 8 gusht, datë të cilën Leipzigu e ka vendosur për rikthimin e Olmos në stërvitje./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...