Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi ka hedhur poshtë raportet që sugjerojnë që Neymar mund të finalizojë transferimin tronditës në Real Madrid.
Neymar ka shkaktuar tronditje këtë verë kur finalizoi transferimin rekord te gjiganti në Liga 1 nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, raporte të vazhdueshme sugjerojnë që braziliani nuk është i kënaqur me jetën në kryeqytetin francez.
Kjo ka ngjallur thashetheme rreth një transferimi sensacional të 25-vjeçarit në Real Madrid.
Por, Al Khelaifi ka hedhur poshtë këto raporte duke cituar se transferimi në Bernabeu nuk do të ndodhë.
“Neymar në Real Madrid? Kjo është e pamundur”, ka thënë Al Khelaifi.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...