Transferimi i Neymar te Barcelona është në prag të dështimit pasi agjenti i Ousmane Dembeles ka thënë se lojtari i tij nuk do të largohet nga Camp Nou.
Paris Saint Germiani kërkon Dembelen të përfshirë në marrëveshjen që do të shënonte rikthimin e Neymar në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info.
Por Moussa Sissoko, agjenti i Dembeles, ka thënë se 22-vjeçari nuk do të shkojë askund.
“Ai do të qëndroj 100 për qind”
“Nuk ka shans të largohet”, ka thënë Sissoko për Telefoot. “Ai dëshiron të qëndroj dhe të fitoj te Barcelona”
Koha e Dembeles në Barcelonë, qysh pas transferimit nga Borussia Dortmundi në vitin 2017, ka qenë e prekur shumë nga lëndimet.
Edhe pse shënoi 14 herë sezonin e kaluar te Barcelona, ai ka arritur të bëjë vetëm 20 paraqitje si startues në La Liga./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës