Transferimi i Neymar: Sot afati i fundit për Barçën

08:38 | 23 Gusht 2019
Arbresh Info

Barcelona raportohet të jetë informuar nga Paris Saint Germaini se ata kanë kohë deri sot (e premte) në ora 12:00 për të shtruar një ofertë të re dhe të përmirësuar për superyllin Neymar.

Emri i reprezentuesit brazilian ka dominuar kryetitujt sërish gjatë kësaj vere pas një kohe të vështirë në PSG dhe tani gjërat duket se janë drejt fundit, transmeton portali arbresh.info.


Lexo edhe: Emery me mesazh të qartë për Mustafin: Largohu nga Arsenali


Megjithatë, Barcelona duket të jetë larg ndonjë marrëveshje pasi Cadena Ser raporton se gjigantit katalunas i është refuzuar oferta për ish lojtarin e tyre teksa L’Equipe shkruan gjithashtu se edhe Real Madridi ka dështuar me ofertën e tyre.

Raporti i fundit nga RAC1, ashtu siç mund ta shikoni më postimin e tyre më poshtë në Twitter, thotë se Barcelona ka kohë deri në mesditën e sotme për të shtruar diçka më të mirë ose përndryshe do të humbin garën për Neymar.

https://twitter.com/FCBRAC1/status/1164662052637564928

Mbetet të shihet në orët në vazhdim se çfarë ka përgatitur Barcelona ndërkohë që do të ishte mjaftë intriguese për të parë nëse 27-vjeçari do të përfundoj në Camp Nou apo jo.

Kalimi te rivali kryesor i Barcelonës – Real Madridi padyshim se do të ishte mjaftë kontravers për shkak të qëndrimit të tij të mëparshëm te Barcelona, ndonëse edhe në të kaluarën ka pasur lojtarë që kanë veshur fanellat e të dy klubeve.

Është po ashtu e pasigurt nëse Neymar do të gjej vend te skuadra e Zinedine Zidanes për shkak se ata tashmë kanë shpenzuar një numër të madh të hollash në lojtarët në pozitat frontale, përfshirë nënshkrimin me Eden Hazard këtë verë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme