Real Madridi dhe Barcelona do të “luftojnë kokë me kokë” në betejën për nënshkrimin me superyllin Neymar gjatë javëve të ardhshme.
Dëshira e yllit brazilian për largim nga Paris Saint Germain është mirë e njohur dhe klubet spanjolle kanë kohë deri më 2 shtator për nënshkrimin me lojtarë, transmeton portali arbresh.info.
Raporte të ndryshme në Spanjë sugjerojnë se dy rivalët e El Clasicos tani do të garojnë për 27-vjeçarin, i cili ka luajtur te Barcelona nga viti 2013 deri në vitin 2017.
Marca raporton se Real Madridi do të kthej vëmendjen te nënshkrimi me Neymar pas dështimit të tyre në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogbas.
Klubi në Bernabeu ka pranuar se ata nuk janë në gjendje për të nënshkruar me Pogban këtë verë pasi United nuk nënshkroi me një zëvendësues të mesfushorit para mbylljes së merkatos në Premierë Ligë të enjten, transmeton portali arbresh.info.
Diario AS raporton gjithashtu se Neymar është bërë prioriteti kryesor i Realit duke shtuar gjithashtu se PSG do të pranojë oferta prej 110 milionë funta për yllin që dëshiron largimin.
Ata pretendojnë gjithashtu që Neymarit do t’i ofrohet një kontratë pesë vjeçare në Bernabeu dhe se Luka Modric mund të niset për në drejtimin e kundërt në Paris.
Megjithatë, gazeta katalunase Mundo Deportivo raporton se rikthimi i Neymar është gjithashtu prioriteti kryesor i Barcelonës./arbresh.info/
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...