Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe presidenti Florentino Perez janë përplasur rreth planeve të tyre për transferimeve këtë verë.
Le 10 Sport raporton se Perez vazhdon të ngurrojë për të siguruar marrëveshje me Paul Pogban, veçanërisht si pasojë e shumës prej 150 milionë funta të kërkuar nga Manchester United për shitjen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Zidane është duke insistuar që të transferohet Pogba pa marrë parasysh çmimin e tij dhe shqetësimet nga Perez rreth sjelljeve të lojtarit jashtë fushës.
Zidane pritet të dal fitues pasi tashmë ka shkatërruar edhe planet e presidentit të tij për të nënshkruar me superyllin e PSG-së, Neymarin.
Pavarësisht se ka qenë duke kërkuar kapitenin brazilian që 18 muaj, Perez është dashur të anulojë ofertën për shkak të këmbënguljes së Zidanes./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës