Agjenti i Malcomit pretendon se transferimi i papritur i klientit të tij te Barcelona ishte një “hakmarrje” ndaj Romas.
“E vërteta është se ne vendosëm për të mos shkuar te Roma për shkak se ata janë sjellë shumë keq me ne”, ka thënë Leonardo Cornacini për ‘Tuttomercatoweb’, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte duke punuar në një marrëveshje me Fuzaton, që është një tjetër klient i imi, por Roma e mbylli këtë me një tjetër agjent, megjithëse vlen të përmendet se unë nuk kisha asgjë kundër tij. Shkurt, ishte një hakmarrje”
“Më vjen keq që e them këtë, por kështu ishte. Roma u sollë keq me ne, 10 ditë para marrëveshjes me Fuzaton, prandaj ne reaguan në të njëjtën mënyrë kundër tyre”
“Duke marrë parasysh qëndrimin që kanë shfaqur ndaj nesh, unë vendosa, së bashku me Malcomin, që destinacioni më i mirë nuk ishin Giallorossët”
“Më pas, në të njëjtën marrëveshje për Malcomin, Monchi kishte përfshirë ndërmjetësues të tjerë. Sot, megjithatë, Malcom është i lumtur që është lojtar i ri te Barcelona”
Malcom ka realizuar dy gola, një në penalti dhe një gjatë kohës së rregullt, për gjigantin katalunas gjatë turneut të tyre para-sezonal në SHBA./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...