Google ADS

Transferimi i Griezmann: Bartomeu konfirmon bisedimet mes Barçës dhe Atleticos

18:47 | 5 Korrik 2019
Arbresh Info

Barcelona dhe Atletico Madridi janë në negociata rreth nënshkrimit me Antoine Griezmann, ka konfirmuar presidenti Josep Maria Bartoemu në një konferencë për shtyp.

Pasditen e sotme (e premte), një takim është zhvilluar mes drejtori ekzekutiv të Barcelonës, Oscar Grau, dhe drejtorit ekzekutiv të Atleticos, Minguel Angel Gil Marin, ku është diskutuar në formë hipotetike transferimin i francezit në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu nuk ka ofruar më shumë detaje rreth këtij takimi por konfirmoi interesimin e klubit në nënshkrimin me Griezmann dhe është i hapur rreth mundësisë për arritjen e tij pasi “Blaugranët” u refuzuan verën e kaluar nga francezi.

“Është bërë kontakti i parë”, ka thënë thjeshtë presidenti në lidhje me takimin mes Graus dhe Gil Marin.

Klauzola e blerjes së Griezmann është 120 milionë./arbresh.info/

Të ngjashme