Google ADS

Transferimi i Griezmann: Atletico hap procedura ligjore kundër Barçës

16:36 | 12 Korrik 2019
Arbresh Info

Atletico Madridi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se shuma prej 120 milionë euro e paguar për sulmuesin Antoine Griezmann në zyrat e La Ligas pasditen e sotme (e premte) nuk është e mjaftueshme.

Barcelona zyrtarisht ka prezantuar sulmuesin francez si përforcimin e tyre të fundit menjëherë pasi avokatët e Griezmann depozituan të hollat në selinë e La Ligas në Madrid, transmeton portali arbresh.info.

Ata thonë se një marrëveshje mes Barcelonës dhe Griezmann ishte arritur para se klauzola e tij e blerjes të binte nga 200 milionë euro në 120 milionë më 1 korrik.

“Shuma e depozituar nuk është e mjaftueshme për të paguar klauzolën e tij të blerjes sepse është e sigurt që marrëveshja mes klubit dhe Barcelonës ishte arritur para se tarifa e tij të binte nga 200 në 120 milionë euro”, shkruan Atletico në deklaratën e tyre.

“Atletico Madridi është në dijeni që kontrata është thyer para përfundimit të sezonit të kaluar bazuar në fakte, veprimet dhe deklaratat e lojtarit dhe klubi prandaj ka filluar një proces që e konsideron të përshtatshëm për të mbrojtur të drejtat e tyre legjitime dhe interesat”

“Atleti është i zhgënjyer nga sjellja e Barcelonës dhe lojtarit, por veçanërisht Barcelonës për përfshirjen e një lojtari për të thyer raportin e tyre kontraktual me Atletico Madridin në një kohë në sezon kur klubi ishte duke luajtur, jo vetëm në ndeshjen në Ligë të Kampionëve kundër Juventusit, por gjithashtu edhe për titull në ligë kundër vet Barcelonës”

Josep Bartomeu ka thënë se ka folur me Griezmann javën e kaluar gjatë prezantimit të Frenkie de Jong dhe Atletico Madridi ka lëshuar atëherë një deklaratë duke thënë se ata do të raportojnë Barcelonën për bisedat me lojtarin e tyre para se të hapej merkato e transferimeve.

Ata kanë thënë gjithashtu se refuzuan ofertën e Barcelonës për shtyrje të pagesës për yllin e tyre./arbresh.info/

Të ngjashme