Një marrëveshje raportohet të jetë arritur për sulmuesin Gareth Bale që të transferohet në fund të sezonit në Manchester United.
E ardhmja e uellsianit është sërish në qendër të diskutimeve pas komenteve të fundit të bëra nga agjenti i tij, i cili goditi tifozët duke iu thënë të “turpshëm”, transmeton portali arbresh.info.
Bale ka shijuar një sukses të madh gjatë gjashtë viteve në Spanjë duke fituar katër herë trofeun e Ligës së Kampionëve, tri Kupa të Botës për Klube dhe UEFA Superkupa si dhe nga një herë titullin në La Liga dhe Kupë të Mbretit.
Megjithatë, koha e ish sulmuesit të Tottenhamit në Bernabeu duket të jetë drejtë fundit për shkak të një tjetër sezoni frustrues duke humbur edhe pozitën në formacionin startues.
Gazeta spanjoll Eduardo Inda pretendoi se admiruesi i gjatë i tij – United mund të finalizoj përfundimisht transferimin e tij dhe tarifa prej 104 milionë funta pritet të bëjë që klubet të tundin duart mes vete.
Real Madridi do të preferonte që Bale t’i bashkohej Chelseas si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Eden Hazardit, por “Blutë” kanë shpresoja që ylli i tyre do të vazhdojë qëndrimin në Stamford Bridge./arbresh.info/
Intervenime në kryeqytet nga KRU “Prishtina”
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...