Google ADS

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Man United varet nga Neymar

17:33 | 26 Janar 2018
Arbresh Info

Sipas raporteve në Spanjë, Real Madridi do t’i lejojë Cristiano Ronaldos t’i bashkohet Manchester United gjatë verës nëse ata nënshkruajnë me superyllin Neymar.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është i gatshëm t’i jap fund kohës së tij në Sanjë dhe dëshiron të largohet nga klubi në fund të sezon për rikthim te “Djajtë e Kuq”, transmeton portali arbresh.info.

‘AS’ raporton që Real Madridi do t’i jap atij këtë mundësi, por vetëm në rast se ata sigurojnë nënshkrimin e Neymarit nga Paris Saint Germaini. Po ashtu, kjo mund të hap rrugën për një marrëveshje të mundshme për shkëmbim.

Njëra nga arsyejet që Ronaldo nuk është i lumtur në klub mësohet të jenë thashethemet që pretendojnë që ai do të shfrytëzohet si peshë plotësuese në marrëveshjen për të nënshkruar me Neymarin dhe do të dërgohet në Francë.

Përveç kësaj, në raportin nga gazeta e lartpërmendur thuhet Ronaldo është i pakënaqur me drejtorin i ‘Los Blancos’, Florentino Perezin, pas komenteve të tij se braziliani do ta kishte më të lehtë të fitonte Topin e Artë në Bernabeu./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

 

Të ngjashme