Transferimi i Alexis Sanchezit do të thotë që Marcus Rashford duhet të largohet

09:00 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Marcus Rashford duhet të largohet nga Manchester United pas transferimit të Alexis Sanchezit në klub.

Talenti anglez tashmë mund ta konsiderojë vendin e humbur në formacionin e Jose Mourinhos, me ardhjen e superyllit kilian Sanchez nga Arsenali.

Sanchezi debutoi në fanellën e United në fitoren ndaj Yeovil Toën 4 me 0 në kuadër të FA Cup, dhe dhuroi dy asista.

Sipas legjendës së Liverpoolit dhe analistit të Sky Sports, Jamie Redknapp, Rashford duhet të largohet nga klubi.

“Unë thjesht ndjej për personat si Marcus Rashford. Ata humbasin vendin dhe ndoshta ai është duke menduar “ku do të përshtatem tani?”, tha ai për Sky Sports.

“Gjysma e Premierligës kanë lojtarë të tillë por mua më vjen keq për dikë si Rashford, ai do të mendoj se ‘kjo është edhe një rrugë tjetër e bllokuar për mua”, shtoi ai.

“Kjo nuk të ndihmon në vetëbesimin dhe çdo ditë në stërvitje ju mendoni ‘Unë nuk do të luajë këtë të shtunë’. Dhe Rashford është një talent i madh, mos u habitni. Ndoshta ai duhet të luajë futboll diku tjetër, kjo është turp por ky është futbolli modern”, përfundoi Redknapp.

Manchester United do të takohet me Tottenham Hotspurs nesër mbrëma në Wembley, për ta zhvilluar takimin e radhës në Premierligë. /arbresh.info/

Të ngjashme