Tani që Kupa Botërore po venitet nga kujtesa, klubet vendase të futbollit kanë filluar të përqëndrohen në mbledhjen dhe përgatitjen e skuadrave për sezonin e ardhshëm.
Historikisht, më tepër vëmendje kanë marrë ata futbollistë që performojnë mirë në festivalin më të madh të futbollit ndërkombëtar.
Sipas Klubi 21, çdo gol i shënuar në Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Europian nga viti 2004 deri në vitin 2016 ngriti çmimin e një lojtari, mesatarisht, 13%. Por gjetja e rrjetës në garat ndërkombëtare nuk është një parashikues i mirë i efekasiteit në të ardhmen e futbollistëve për një klub. Në fund të fundit, një Kupë Botërore zgjat vetëm pesë javë dhe përmban shumë ekipe të pabarabarta, përcjell arbresh.info.
Megjithatë, kontabilistët në Paris Saint-Germain, një klub francez, do të kenë fërkuar duart e tyre, kur Kylian Mbappé, një sulmues 19-vjeçar, shënoi golin e katërt të Francës në finale. Analistët e futbollit menduan përpara Kampionatit se ai mund të vlente një pagesë transferimi prej 190 milionë euro. Me një Real Madrid që thuhet se po rri pezull, kjo shumë me siguri do të rritet./Arbresh.info
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...