Që nga 2016, tri skuadrat më financat më të dobët nga blerjet dhe shitjet në afate të transfereve në pesë ligat kryesore janë; Barcelona, Manchester City dhe Manchester United
Të tri këto klube kanë bilanc negativ kur vjen puna të gjenerimi i parave nga shitjet në krahasim me paratë e shpenzuara që kalojnë mbi 400 milionë euro gjatë një periudhë që fillon që nga afati kalimtar i vitit 2016.
Manchester City ka shpenzuar plot 1.006 miliard euro në blerje të lojtarëve, ka fituar vetëm 375 milionë euro nga lojtarët e shitur, që do të thotë se ata kanë bilanc negativ prej 631 milionë euro, thuhet në një studim që është bërë nga CIES Football Observatory.
Rivalët e tyre lokal, Manchester United kanë bilance negativë prej 596 milionë eurove, pasi kanë shpenzuar 832 milionë euro për të blerë lojtarë dhe kanë shitur lojtarë në vlerë prej 246 milionë euro.
Barcelona është shpenzuesi më i madh në këtë treshe pasi që ka shpenzuar 1 miliar e 171 milionë euro për lojtarë të ri prej verës 2016, por ata kanë arritur që të fitojnë nga shitjet edhe 700 milionë euro, duke i dhënë atyre bilance negativë prej 471 milionë euro.
PSG (shpenzime neto: 455 milionë euro) dhe Inter (386 milionë euro) përmbushin top pesë shpenzuesit më të mëdhenj në Europë në katër vite e gjysme.
Në anën tjetër të medaljes, më se shumti profit nga transferët kanë klubet franceze, me Lille që ka bilance pozitiv prej 191 milionë euro gjatë kësaj periudhe e ku përcillet nga Lyon më 155 milionë euro dhe pastaj klubi i Serie A, Atalanta më 133 milionë euro.
AS Monaco ka përfituar 132 milionë euro nga shitjet, Hoffenheim 87 milionë euro dhe me këto skuadra përmbyllet top 5 e skuadrave që kanë përfituar më se shumti nga transferimet.
Skuadra e La Ligas që ka bërë më se shumti para nga shitjet është Valencia, shitjet e të cilës janë 359 milionë euro kurse blerjet 292 milionë euro që do të thotë se ata janë në profit 67 milionë euro.
Atletico Madrid ka pasur humbje në transfere rreth 104 milionë euro gjatë kësaj kohe, derisa Real Madrid janë në pozitën e tretë ku kanë bilancë negativ prej 91 milionë euro.
Pesë klubet europiane me bilancin më negativ që nga viti 2016
Klubi / Blerje / Shitje / Bilanci (shifrat në miliona euro)
Manchester City (Angli) 1,006 miliard / 375 / -631
Manchester United (Angli) 832/246 / -586
Barcelona (Spanjë) 1,171 / 700 / -471
Paris Saint-Germain (Francë) 854/399 / -455
Inter (Itali) 664/278 / -386
Pesë klubet europiane me bilanc pozitivë prej vitit 2016
Klubi / Blerje / Shitje / Bilanci (shifrat në miliona euro)
Lille (Francë) 252/443/191
Lyon (Francë) 348/499/151
Atalanta (Itali) 241/374/133
Monaco (Francë) 626/758/132
Hoffenheim (Gjermani) 150/237/87
Shifra të çmendura: Është llogaritur se sa fiton Neymar me ç...
Pamje nga një lum në Gjilan, Aliu thotë se po pastrohet e po...
Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor ...
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...
Hoxha: Raportit nëntëmujor i Policisë së Kosovës njofton ulj...
Instruktorët turq trajnojnë ushtarët e FSK-së