Përzërja e Valon Behramit nga përfaqësuesja e Zvicrës është vlerësuar goditje e rëndë për të dhe shqiptarët e tjerë që luajnë për “helvetikët”.
E rëndë është sidomos mënyra se si i janë treguar dyert dhe arsyet për këtë, që s’kanë të bëjnë shumë me sportin. Në këtë klimë të krijuar, më së shumti mund të përfitojë Kosova, shkruan Koha Ditore.
Lojtarët e rinj kosovarë që janë lindur e rritur në Zvicër, duke parë trajtimin e keq të heroit të futbollit të këtij vendi – Behramit, më lehtë mund të vendosin të luajnë për Kosovën në të ardhmen.
Kjo vlen edhe për lojtarët që e kanë moshën të përcaktohen qysh tash. Kështu vlerëson ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki. Ai është ndër më meritorët për afrimin në përfaqësuese të Kosovës të shumë lojtarëve që më herët kanë luajtur për vende të tjera. Koha më e madhe e tetë vjetëve të tij në krye të Kosovës (2009-2017) i ka shkuar duke u endur nëpër Evropë, sa të njëri sa te tjetri lojtar për t’i bindur të luajnë për Kosovën. Në një moment, është ndalur edhe te Behrami.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...