Mërgim Ramadani është nderuar nga Federata e Futbollit e Gjermanisë, si trajneri më i mirë që ka punuar në integrimin e nacionaliteteve. Atë e ka uruar edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel.
Sporti është një nga aktivitetet, ku shqiptarët e diasporës janë më të suksesshëm. Në këtë mes hyn edhe trajneri Mërgim Ramadani, i cili është nderuar nga Federata e Futbollit e Gjermanisë, si trajneri më i mirë që ka punuar në integrimin e nacionaliteteve. Atë, në një pritje e ka uruar edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel. Fotografia e tij është edhe në muzeun gjerman të Dortmundit. Në një rrëfim ekskluziv për albinfo.ch, Mërgimi tregon për çmimin e fituar dhe rëndësinë e saj.
Ramadani është ndier shumë i lumtur që ka përfaqësuar popullin shqiptar në atë ngjarje. “Kjo ka ndodhur në shkurt të vitit 2012 në Berlin, ku jam zgjedhur si trajneri më i mirë me ekipin e VfL Fontana Finthen e.V. E kemi fituar turneun “Integrationspreis 2011”. Ekipi ka fituar çmimin pasi ka punuar shumë në integrimin e shumë nacionaliteteve. Ky çmim është dhënë nga Federata e Futbollit të Gjermanisë dhe Mercedes Benz. Ka qenë 5-vjetori i mbajtjes së turneut, dhe e ftuar ka qenë edhe Angela Merkel, e cila më ka uruar për çmimin. Kam qenë shumë i lumtur që unë si shqiptar e përfaqësoja popullin tim në atë aktivitet shumë të rëndësishëm”, thotë Ramadani për albinfo.ch.Mërgimi është shumë modest dhe nuk flet me dëshirë për veten. Por mediat e shumta gjermane kanë shkruar për të, për punën e madhe që bën në integrimin në Gjermani, por edhe punën e madhe vullnetare. Ato kanë cekur prejardhjen e tij nga Kosova, duke treguar edhe historinë e tij. Fotografia e Mërgimit ndodhet edhe në muzeun e futbollit, në Dortmund. “Një vit e gjysmë pas eventit të përmendur,, Federata e Futbollit e Gjermanisë kishte vendosur që prej të gjithë atyre të vinte fotografinë time në muzeun “Deutsches Fußballmuseum në Dortmund”. Arsyeja pse federata ka kontaktuar me mua, është se kam punuar shumë në integrimin e trajnimin e shumë nacionaliteteve, si gjermanë, turq, kroat, etj”, ka shtuar tutje Mërgim Ramadani.
Përveç që është trajner në Gjermani, ai merret edhe me studime. “Kam lindur më 25 shkurt 1994 në Mainz të Gjermanisë. Familja ime është nga Prishtina, nga lagja e Muhaxherëve. Për momentin studioj “Biznesin Ndërkombëtar dhe Inxhinierinë”, shton ai tutje. Çmimi që pati fituar Mërgim Ramadani, pati bërë bujë në mediat gjermane. Shumë prej tyre shkruan për historinë e tij, që nga klubi i futbollit, për ndihmën që jep për integrim në Gjermani, për fotografinë në muze, apo edhe për historinë e tij prej një fëmije migrantësh, familja e të cilit qe larguar pak para se të fillonte lufta në Kosovë.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre