Xherdan Shaqiri nuk u paraqit as mbrëmë për skuadrën e Reds kundër Arsanalit dhe trajneri që e zbuloi atë, madje i dha edhe debutimin më Kombëtaren A të Zvicrës, ka një këshillë për të
Sulmuesi anësor i Liverpool, kosovari Xherdan Shaqiri, i është këshilluar rikthimi në Bundesligë nga ish trajneri i Kombëtares Ottmar Hitzfeld.
Shaqiri është lënë jashtë skuadrës se Liverpool për ndeshjen e Carabao Cup kundër Arsenalit të enjten, me trajnerin Jurgen Klopp që pas ndeshjes ka dhënë indikacione që do të largohet.
“Nuk mundem dhe nuk dua të them diçka për këtë punë. Çfarë mund të them se ai nuk është i lënduar dhe nuk është lënë jashtë për shkaqe disipline”, ka thënë Klopp kur është pyetur për të ardhmen e Shaqirit.
“Është kjo kohë e vitit kur menaxherët nuk ju dhënë informatat që ju i kërkoni”.
Ende është e paqartë se cila skuadër po e kërkon Shaqirin, por Goal dhe Spox kanë raportuar që janë Roma dhe Sevilla që ishin interesuar për kosovarin në prill.
Hitzfeld, i cili ka qenë trajner i Zvicrës prej 2008-2014 dhe i dha debutimin Shaqirit me Zvicrën kur ky ishte shumë i ri, e ka këshilluar atë të rikthehet në Bundesligë, ku edhe kishte luajtur për Bayern Munchen nga 2012-2015.
“Xherdan duhet të luajë në një klub vazhdimisht”, tha Hitzfeld për Blick. “Ai duhet të argëtohet përsëri në fushë, ne të gjithë duam ta shohim Xherdanin e lumtur. Një lëvizje e tij do të ishte e mirëpritur për të gjithë ne fansat e tij”.
“Në një klub në Bundesligë si Gladbach, Leverkusen apo Wolfsburg. Duhet që t’i kthehet futbollit dhe të luajë më shumë”, tha Hitzfeld kur u pyet se cilën skuadër do ia kishte preferuar Shaqirit.
Shaqiri u transferua në Anfield nga Stoke para sezonit 2018-19 dhe ka luajtur një rol kyç në sezonin e parë për Liverpool, duke u paraqitur 30 herë dhe shënuar gjashtë gola.
Megjithatë, sulmuesi nuk u përdorë shumë nga Klopp sezonin që lamë pas, duke pasur vetëm 11 paraqitje derisa ka shënuar vetëm dy gola.
Në gusht, Shaqiri ka nënvizuar përkushtimin e tij të Reds, edhe ai e ka pranuar se sezoni 2019-20 ishte një sezon “dëshpërues për të”.
“Gjithmonë nëse jeni të lënduar apo nuk luani, jeni të dëshpëruar”, i kishte thënë ai ueb-faqes së klubit.
“Por, po shikoj përpara në këtë sezon dhe po përpiqem që t’i ndihmojë skuadrës gjatë gjithë kohës, kështu që të kem mundësinë të luajë si në sezonin e parë”.
Shaqiri karrierën e tij e fillojë me FC Baselin në Zvicër para se të largohet për në Bayern më 2012. Pasi kaloi gjysmë sezoni me Inter, sulmuesi ju bashkuar Stoke para sezonit 2015-16. /GazetaExpress/
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...