Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman ka zbuluar se ëndërron të menaxhoj në të ardhmen te Barcelona derisa skuadra në ‘Camp Nou’ vazhdon të kërkoj për një trajner të ri.
Luis Enrique ka vendosur për tu larguar këtë verë nga klubi dhe zyrtarët e Barcelonës janë duke shikuar për kandidatët e mundshëm për të marrën detyrën sezonin tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Tani, Koeman mund të vendos klubin katalunas në alarm me komentet e tij të fundit, por tifozët e Evertonit nuk do të shqetësohen me këtë. Holandezi shpjegoi se do të largohet nga Evertoni vetëm në momentin kur i dërgon ata në Ligë të Kampionëve apo kur të përfundoj kontrata e tij.
Koeman hodhi poshtë plotësisht largimin nga klubi para se kontrata e tij në ‘Merseyside’ të skadoj./arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit