Ish-futbollisti i njohur dhe trajneri kosovar, Faruk Statovci, e ka kritikuar Qeverinë për vendimet e fundit të marra për ndërprerjen e aktiviteteve sportive shkaku i Covid-19, duke thënë se kjo është e padrejtë pasi sportistët e kanë imunitetin më të fortë dhe s’janë ata arsye për përhapjen më të madhe të virusit.
Të martën, Qeveria miratoi masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ku u vendos të ndalohen të gjitha veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj, transmeton Gazeta Express.
Qeveria vendosi të lejojë vazhdimisht e aktiviteteve vetëm në fitnese, pishina të mbyllura dhe sporte individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19. Finalja e Kupës së Kosovës nuk rrezikohet nga ky vendim, pasi që këto masa të reja do të fuqizohen nga 30 korriku.
Këto vendime e kanë irrituar trajnerit kosovar Statovci, i cili ka thënë se Qeveria e mori këtë vendim për interesa të veta, ndërsa jua ka theksuar atyre se as pushtuesit serbë s’kishin arritur ta ndalnin sportin.
“Kerkoj falje ama me duhet te reagoj ne disa vendim te ktyre qeveritarve te keti shtetit ton te ngrate. More ju o njerz a shihni diqka a vetem qka ju bjen ndermend merrni vendime shume te pa drejta”, shkroi Statovci në llogarinë e tij.
“Si keni ftyre me mbylle sportin kur te gjithe e dim se kosova sot vetem nepermejt sportiti na ben krenare.Me qfar logjike ju e konstatoni se virusi po hapet ne sporte,perkundrazi njerzit e sportit kan imunitet ma te forte ndaj virusit”.
“Si ka mundesi qe te punohet ne shume vende tjera qe eshte shume ma rrezik nga ky virus se sa ne sporte e ju kapeni te sporti. Ndoshta ne sport ju duhet ndonjehere te investoni kurse dikun tjter merni e per ju eshte kjo e dyta ne rend te pare”.
“Hapni fitneset edhe pishinat aty ku juve ju duhet se ju se bashku me familjet e juaj shkoni edhe arktoheni si ne fitnese ashtu edhe neper bazena se ju meri rroge nga shteti bile edhe rroge shume te mira qe nuk i meritoni hiq”.
“Vetem nje gje da dini sportin ska pas mundesi as okupatori serbe te ndal. Per kete dua qe te ju bej apel ju qeveritarve te mendoni mire para se te merrni vendime te pa baza edhe te pa drejta per sportin ne pergjithesi,perndryshe do te na detyroni edhe neve te futemi ne situata aspak te deshiruara”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...