Kampioni grek Olympiakos Piraeus ka emëruar Besnik Hasin si trajner të ri të klubit dhe kosovari ka zbuluar se synon arritjen në fazat grupore të Ligës së Kampionëve.
45-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin në Super Ligë vetëm disa ditë pas negociatave duke zëvendësuar kështu trajnerin e mëparshëm Takis Lemonis, transmeton portali arbresh.info.
Olympiakos ka fituar titullin e 44 në ligë në muajin maj, por skuadra përjetoi një edicion të trazuar duke ndryshuar tre trajner si dhe duke humbur në gjysmëfinale të Kupës së Greqisë ndaj AEK Athensit.
“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem këtij klubi, jam përballur me këtë klub dy herë gjatë kohës në Anderlecht dhe ishte atëherë kur unë mësova shkallën e madhështisë së klubit dhe atmosferën e veçantë në stadium, kjo madje i bëri disa lojtarë të frikësoheshin”, u tha Hasi gazetarëve.
“Kam ardhur këtu me ambicie madhështore, njëri prej të cilave është kualifikimi në fazat grupore të Ligës së Kampionëve”
Hasi mori detyrën në Anderlecht në vitin 2014 pasi qëndrimit te skuadra belge si një asistent për gjashtë sezone./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...