Marcello Lippi beson se Interi është klubi i vetëm që mund ta ndalë Juventusin në garë për titull në Serie A këtë sezon. Trajneri italian thotë se zikaltrit e kanë bërë më tërheqës garën në ligën elitare italiane.
Juve dhe Inter dolën triumfues në duelet e tyre përkatëse këtë fundjavë në Serie A, prandaj vetëm një pikë i ndan ata në krye të tabelës pas 13 javëve, transmeton Gazeta Express.
Lippi, i cili ka qenë trajner i të dy këtyre klubeve, i mirëpret një skenar të tillë, edhe nëse pret që të ketë vetëm një fitues.
“Është shumë mirë sepse, natyrisht, e ka bërë fillim e sezonit shumë më tërheqës. Mendoj se kështu do të jetë deri në fund”, tha Lipi për Corriere dello Sport.
“Në gusht mendoja se do të ishin tri ekipe, por Napoli ka ngelur prapa dhe do ta ketë tepër të vështirë t’i kapë ato”, shtoi ai.
“Kampionati do të jetë më i hapur se në vitet e kaluara dhe kjo është gjë shumë e mirë për futbollin italian”, theksoi ai.
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...