Zhvillime interesante në taborin e AC Milan.
Drejtuesit e skuadrës ‘Rossonere’ tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Stefano Piolit, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga ‘San Siro’.
Sipas mediave italiane, trajneri i Lillës, Paulo Fonseca është njeriu i mundshëm për të marrë drejtimin e Milanit.
Trajneri që do të garojë nesër me Lille për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, skuadër në të cilën luan edhe ylli kosovar Edon Zhegrova, thuhet se ka pasur një tjetër kontakt telefonik ditën e djeshme me Milanin, duke konfirmuar interesin e ndërsjellë të palëve.
Fonseca e njeh mirë Serie A pasi në të kaluarën ka drejtuar Romën.
Krerët e Milanit mësohet se do të vazhdojnë negociatat me Fonseca të cilin milanistët e duan në krye të bankinës së skuadrës së tyre.
Madje, siç raportohet, Fonseca është preferenca e gjithë krerëve të Milanit përfshirë edhe Zlatan Ibrahimoviqin.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...