Google ADS

Trajneri i Wolves, Bruno Lage: Nuk është befasi që Barcelona është e interesuar për Neves

17:59 | 13 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Wolves, Bruno Lage është i vetëdijshëm për spekulimet e transferimeve që qarkullojnë rreth Ruben Neves.

Lage thotë se shtimi i spekulimeve që lidhin mesfushorin Ruben Neves me një lëvizje të verës te Barcelona nuk janë “çudi”.

Neves, ka qenë prej kohësh i lidhur me gjigantët spanjollë, kështu që ndeshja e së dielës mund të jetë paraqitja e tij e fundit në shtëpi për Ëolves.

“Nëse do të isha në një klub tjetër të lartë, do të kërkoja për këta lloj lojtarësh – ata janë ato që duan të gjitha klubet, kështu që nuk është befasi për mua”, tha Lage.

“Me atë që bëri Ruben këtë sezon, mund të shihni se sa i rëndësishëm është ai për ekipin tonë. Ai na vendos në një nivel tjetër, kështu që nuk është çudi që klubet e tjera po lëvizin për këtë”.

Neves është nën kontratë deri në vitin 2024 dhe Lage nuk ka hequr dorë nga shpresa për të bindur portugezin të qëndrojë.

“Kuyr mbërrita këtu vitin e kaluar ne ishim të shqetësuar rreth largimi të Rubenit dhe ai qëndroi në klub, kështu që vërtetë nuk e di”, shtoi ai.

“Gjithçka mund të ndryshojë në një minutë dhe gjithçka mund të ndodhë deri në fund të merkatos, ndaj kemi një kohë të gjatë para ndesh për të kuptuar se çfarë do të ndodhë”.

“Nëse ai qëndron, besoj se do të jetë i njëjti profesionist dhe do të ketë të njëjtin mendim për të bërë një tjetër sezon të mrekullueshëm me Wolves”, përfundoi Lage./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme