Trajneri i sapozgjedhur i West Bromëich Albionit, Sam Allardyce ka thënë se fillimi aspak i mirë i Arsenalit këtë edicion në Premierligë i vendos ata në betejën për mbijetesën.
I pyetur nëse Arsenali, që është i 15-të me 14 pikë të grumbulluara është rivali i skuadrës së tij për mbetje në elitën e futbollit anglez, Allardyce u tha gazetarëve: “Nëse ata janë në atë pozitë për momentin, po. Absolutisht”, ka thënë ai.
Arsenali udhëton në West Brom dhe Allardyce është i bindur se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv.
“Ne do të përpiqemi t’i mundim ata, ose cilindo në tetë të fundit”, ka thënë trajneri Allardyce.
Policia jep detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Priz...
Arrestohet një burrë në Prishtinë, i vodhi çantën një gruaje
Olmo mbetet lojtar i lirë, por feston me ngjyrat e Barcelonë...
Ukraina ndërpret furnizimin me gaz rus në Evropë
Ndërrimi i viteve, 25 persona u paraqiten në urgjencën e Vlo...
Zhduket një person në Prishtinë