Verona do të surprizonte në sezonin e shkuar të Serisë A me rezultatet e arritura dhe duke krijuar lojtarë me kualitete të mëdha për tregun europian.
Padyshim që mes futbollistëve që spikatën janë Marash Kumbulla, Amir Rrahmani dhe Amrabat. Ndërkohë drejtori i Fiorentinës, Prade, zgjodhi që të konfliktohej me trajnerin e Veronës, Juriç, duke u shprehur se këto zbulime nuk janë merita e tij.
Por në konferencën për shtyp, Juriç ka folur me gjuhë të ashpër duke thënë se Prade duhet të kërkojë falje pasi shembujt flasin qartë.
“Ditët e fundit ai foli për lojtarët që janë larguar nga Verona, duke thënë që ata duhet të vlerësohen jo si prodhimet e mia. Unë mendoj se duhet të kërkojë falje si atyre ashtu edhe klubit Hellas, sepse nuk duhet të flasë për lojtarët e mi.
Gjithashtu mendoj se fjalët e tij nuk janë të vërteta, pasi të gjithë lojtarët që janë larguar këtu janë shumë të fortë dhe po e provojnë ose do ta provojnë. Ajo që është e sigurt është se Roma, Napoli dhe Fiorentina kanë bërë një pazar me Kumbullën, Rrahmanin dhe Amrabat”, u shpreh Juriç./Arbresh.info/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...