Ivan Juric ka vetëm fjalë të mira për 19-vjeçarin, Marash Kumbulla.
Marash Kumbulla është duke shkëlqyer te Hellas Verona.
19-vjeçari ka realizuar gol në fitoren e parë të Veronës në shtëpi, që e mposhti Sampdorian.
Kumbulla ka marrë lëvdata të shumta nga shokët e trajneri i klubit italian, Ivan Juric.
“Çfarë kam parë te Kumbulla? Kur bëjmë ndeshje të vogla në stërvitje, kundërshtari kurrë nuk bën gol: kjo për mua ishte një shenjë se sa mirë mund të bënte ai”, u shpreh Ivan Juric.
“Ai është një djalë shumë serioz. Pastaj ai ka gjuajtje të mira me kokë, ai gjithmonë përpiqet të mësojë, ditë pas dite. Është i shpejtë, i fortë fizikisht dhe e ‘lexon’ shumë mirë lojën. Mund të them se ai ka bërë gjithçka mirë deri më tani”. /Gazeta Express/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...