Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi me akuza të rënda ndaj kryetarit të FFK-së

20:00 | 28 Maj 2021
V. S.

Trepça ’89 është skuadra e tretë që largohet nga Superliga e Kosovës në drejt Ligës së Parë.

“Minatorët” e humbën ndeshjen e barazhit ndaj Dukagjinit pas penaltive.

Trajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi, ka hedhur akuza në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës, teksa i ka akuzuar në mënyrë direkt për largim nga elita.

“Ajo që mund të them është se synimi u arrit. Është ditur që nga pranvera që Trepça ’89 dhe Arbëria do të largohen nga Superliga dhe këtë qëllim e arriti kryetari i FFK-së, së bashku me drejtuesit e tjerë të këtij institucioni”, ka thënë Idrizi.

Për Trepçën ’89 ko është hera e dytë që zbret nga Superliga. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme