Ballkani është rikthyer te fitorja duke triumfuar ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1, ndërsa trajneri i skuadrës që e humbi sfidën, Shpëtim Idrizi, nuk ka pasur kritika për të zgjedhurit e tij.
Ai ka thënë se skuadra kundërshtare fitoi falë përvojës më të mirë, ndërsa theksoi edhe lëndimin e portierit. Trepça ’89 u detyrua të inkuadronte një portier 17 vjeçar për ta vazhduar më tej sfidën.
Më tej, trajneri është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij dhe vullnetin për lojë, duke theksuar se ai dhe klubi kanë besim tek ata.
Lidhur me takimin e radhës ndaj Flamurtarit, Idrizi ka thënë se do të jetë një përballje vendimtare, pasi të dyja skuadrat luftojnë për mbijetesë.
Trepça ’89 mbetët në zonën e rrezikut me pesë pikë më pak se Flamurtari, skuadër me të cilën luan në xhiron e ardhshme.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?