Google ADS

Trajneri i Tottenhamit shpjegon arsyen e mungesës së Kane

17:48 | 15 Gusht 2021
KRG

Trajneri i Tottenhamit, Nuno Espirito Santo, ka folur lidhur me mungesën e Harry Kane ndaj Manchester Cityt.

Anglezi nuk është në ekipin e parë të Tottenhamit bashkë me bashkëlojtarët e tjerë, transmeton lajmi.net.

Nuno ka folur lidhur me mungesën e Kane, derisa tha se sulmuesi duhet të punojë derisa të gjejë formën.

“Është duke vazhduar me përgatitjet. Harry duhet të punojë dhe të vazhdojë derisa të gjejë formën”.

“A do jetë në stadium? Në mëngjes u stërvit, nuk e di nëse do jetë i pranishëm”, tha ai.

Ndërkohë, Kane vazhdon të jetë i lidhur me kalimin te Man City për 150 milionë euro./Lajmi.net/

Të ngjashme