Trajneri i përkohshëm i Tottenhamit, Ryan Mason thotë se nuk është në dijeni nëse Harry Kane ka dorëzuar një kërkesë për t’u larguar.
Kapiteni i Anglisë, Kane ka rikonfirmuar dëshirën e tij për të lënë Spurs këtë verë, zbuloi Sky Sports News të hënën.
Kane i ka edhe tri vjet nga kontrata gjashtë-vjeçare që nënshkroi me Spurs përpara Kupës së Botës 2018.
I pyetur nëse Kane ka kërkuar të largohet nga klubi, Mason tha: “Jo me aq sa jam në dijeni. Bisedat që kam pasur me Harry kanë qenë në lidhje me ndeshjen ditën tjetër dhe gjithashtu duke u përgatitur për ndeshjen nesër. Nuk e di”.
Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë disa prej klubeve të interesuara për shërbimet e tij. /Gazeta Express/
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...