Tottenham pësoi humbjen e parë të sezonit teksa u mposht në derbin e Londrës nga Chelsea me shifrat 1-4. Rezultati është i thellë, mirëpo loja ishte e barabartë 1-1 deri në momentin kur Spurs-at u ndëshkuan edhe me kartonin e dytë të kuq të marrë nga Udogie. Megjithatë, edhe me nëntë vetë në fushën e lojës, Tottenham tregoi shumë karakter.
Pësoi të dytin, por i shkoi shumë pranë barazimit të rezultatit, madje e gjeti golin me Dier por që nuk vleu për shkak të pozicionit jashtë loje të mbrojtësit. Në fund, “gjelat” pësuan edhe dy të tjerë me Chelsean që shfrytëzoi të gjitha hapësirat në mbrojtjen kundërshtare.
Pas sfidës, trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou u shfaq krenar për të besuarit e tij duke theksuar se skuadra e tij do të sulmonte edhe nëse mbetej me pesë lojtarë në fushë.
“Ne jemi një skuadër që sulmon dhe që kështu do të vazhdoj përsa kohë unë të jem në krye të Tottenham. Edhe nëse mbetemi me pesë lojtarë në fushë, ne nuk do të ndryshojmë dhe do të krijojmë raste shënimi.
Ishim shumë pranë golit të barazimit dhe kjo do të thotë shumë për shpirtin dhe karakterin që ka kjo skuadër. Jam i zhgënjyer nga rezultati, por jam krenar për lojtarët. Kanë qenë të mrekullueshëm prej ditës së parë, por me dy lojtarë më pak ndaj Chelseat, ishte një mision shumë i vështirë për t’u përmbushur”, u shpreh Postecoglou./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...