Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente në një konferencë për media, ka folur për përballjen me Gjermanin.
Gjermania dhe Spanja do të ballafaqohen nesër mbrëma në çerekfinalen e parë të EURO 2024.
Strategu spanjoll thotë se e respekton kundërshtarin e radhës, por ai e pranon se dueli Spanjë-Gjermani është si një finale.
“Gjermania na respekton ashtu siç i respektojmë ne ata. Ne do të luajmë një ndeshje në kushte të barabarta. Mund të jetë një finale”, tha ai.
“Luajmë kundër një kundërshtari me një ide të ngjashme me tonën. Kushdo që bën më pak gabime ka më shumë shanse për të fituar ndeshjen”, ka theksuar Luis De La Fuente.
Ndeshja mes Gjermanisë dhe Spanjës fillon në orën 18:00 dhe luhet në Stuttgart./rtk/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë