Selektor i Spanjës, De La Fuente në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka folur për kundërshtarët e Grupit B.
EURO 2024 që mbahet në Gjermani nis nesër pasdite. Sipas strategut spanjoll, ky evropian, do të jetë interesantë, sepse sipas tij, janë 8 deri 10 skuadra që mund ta fitojnë turneun më të madhe të futbollit në Evropë.
Spanja është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.
“Është një turne pa favorite pasi 8-10 skuadra janë në gjendje ta fitojnë”, ka thënë De La Fuente.
Ai mendon se Grupi B është më i vështiri. De La Fuente kërkon kujdes nga Shqipëria, sepse sipas tij, kuqezinjtë janë skuadër e panjohur, por që dinë të ndëshkojnë.
“Është grupi më i vështiri nga të gjithë. Ne jemi këtu për të mundur të gjitha skuadrat pasi vetëm kështu mund të triumfojmë në Evropian. Duhet të kemi kujdes nga Shqipëria, pasi mund të ketë një ekip të panjohur për publikun e gjerë, por dinë si të të ndëshkojnë. Kroacia është një skuadër e fortë edhe pse brezi i saj i artë po plaket. Është një shtet i vogël, por gjithmonë paraqitet mirë dhe bën futboll të mirë. Mund ta krahasoja me Holandën”, ka theksuar trajneri spanjoll.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...