Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur për barazimin e klubit që e drejton me Young Boys.
“Në Kiev pësuam dy gola për dy minuta dhe mund të quhet si një moment shpërqendrimi. Por, sot ishte ndryshe. Dalja e Gavazajt na ‘dogji’ një ndërrim, sepse u zëvendësua pas dëmtimit që pësoi. Nuk kishim as Osmanin dhe Radas, dy pika të forta për Skëndërbeun. Por, për këtë arsye ne kemi shumë lojtarë në organikë për të përballuar ndeshjet e të gjitha kompeticioneve ku marrim pjesë. Duhet të ruajmë formën me shumë kujdes ndeshje pas ndeshjeje”, ka theksuar ai.
“Sot kishim një kundërshtar shumë të vështirë përballë. Kemi tentuar të tregohemi të hapur përballë Young Boys për të treguar veten në Europa League”.
Daja ka thënë se objektivi i Skënderbeut është kampionati në Shqipëri dhe më pas në Europa League kalimi i grupeve. “Objektivi primar i yni është titulli kampion dhe më pas pse jo të mos pretendojmë edhe kalimin e grupeve”.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...