Edi Reja është i trishtuar me atë që po ndodh në Itali, sidomos në Bergamo, vendi më i goditur nga koronavirusi
Të gjithë njerëzit në Itali gjatë këtyre javëve të fundit po jetojnë ditë anormale, një prej tyre është edhe trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja.
Në një intervistë për Radio Goal të Napolit, ai foli për situatën emergjente në të cilën ndodhet Italia.
“Situata në Bergamo është me të vërtetë shumë e trishtueshme. Unë jam në kontakt me miqtë e mi dhe ata më thonë gjëra tronditëse. Nuk ka vende për të pritur të vdekurit”, u shpreh ai.
“Nuk guxoj as të mendoj se çfarë do të ndodhte nëse do të ndodhte e njëjta situatë në jug. I bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, në jug nuk ka shumë struktura të përshtatshme për ta përballuar këtë gjendje”, shtoi ai.
Italia tashmë zyrtarisht është vendi më i goditur nga ky armik i paduskhëm, që po merr mijëra jetë njerëzish.
Gjatë ditës u raportua se në Itali tashmë është kaluar numri i vdekjeve me vendin ku edhe lindi virusi, Kinën.
Pandemia e koronavirusit ka marrë në Itali 3,405 jetë vetëm, prej tyre 427 vetëm në 24 orët e fundit, më shumë se në Kinë. Që kur lindi ky virus, në Kinë kanë vdekur 3,245 njerëz, pra në Itali rreth 200 më shumë, andaj mesazhi është i qartë për të gjithë, rri në shtëpi, shpëto vetën dhe të tjerët, vetëm në këtë mënyrë mundet ky armik i padukshëm që në mënyrë tinëzare po merr jetë njerëzish. /Gazeta Express/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...