Trajneri i Shkëndijës fajëson mbrojtjen për humbjen ndaj Milanit

23:50 | 24 Gusht 2017
Arbresh Info

Qatip Osmani është i kënaqur me ndeshjen ndaj Milanit, pavarësisht humbjes 1:0

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani tha se humbja e sontme 1:0 ndaj Milanit ishte për arsye të gabimit në mbrojtje.

Por, ai është shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij në këtë takim.

“Goli erdhi pas një gabimi në mbrojtjen tonë, por në përgjithësi jam shumë i kënaqur me lojën. Tani do të koncentrohemi në kampionat”, tha Osmani për Supersport.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme