Shkëndija është mposhtur 6:0 në ndeshjen e parë nga Milani në kualifikimet për Europa League dhe sipas trajnerit Qatip Osmani fajtorë për këtë ishte faza mbrojtëse.
Por, ai premton se në ndeshjen e kthimit në Maqedoni, skuadra do të ketë prezantim shumë më të mirë.
“Sot nuk ishim në nivelin e duhur, veçanërisht në mbrojtje, ku bënim gabime që një ekip si Milani din t’i dënojë”, tha Osmani gjatë konferencës për media.
“Ne do përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ku shpresojmë se do të prezantohemi shumë më mirë, do të bëjmë një lojë më të bukur”, tha në fund ai.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...