Trajneri i San Antonio Spurs përjashtohet nga loja pasi ofendoi gjyqtarin

11:00 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Trajneri më i mirë në botë, një prej më të mirëve që ka njohur historia e basketbollit, Gregg Popovich, ka pasur një moment frustrimi në ndeshjen e fundit.

Ekipi i Popovich, San Antonio Spurs zhvilloi derbin e teksasit në shtëpi, ku mirëpriti Dallasin.

Megjithatë, moment të caktuara në këtë takim për perioda të gjata ishin vendasit e San Antonios që qëndruan prapa në rezultat.

Dhe, Popovich fajësoi shpesh gjyqtarët për vendimet e tyre e madje në një moment edhe i ofendoi rëndë, përcjellë Telegrafi.

“Ma puth prapanicën, p*rdhu”, ka shpërthyer Popovich në drejtim të gjyqtarëve.

I menjëhershëm ishte reagimi i zyrtarëve të ndeshjes duke larguar teknikun legjendar të Spurs.

Gjuha e ashpër e Popovich dhe karizma e tij nuk është ndonjë sekret, pasi ai ka një histori të gjatë të regimeve të tilla. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme