Trajneri i ri i Serbisë, Ljubisa Tumbakovic ka folur për herë të parë për arsyen se përse nuk kishte pranuar ta udhëhiqte Malin e Zi ndaj Kosovës.
Ljubisa Tumbakovic nuk është aspak pishman që refuzoi ta udhëhiqte Malin e Zi kundër Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Trajneri serb është prezantuar sot edhe zyrtarisht si selektor i ri i Serbisë dhe ndër të tjera ka folur edhe për vendimin për të mos e drejtuar ekipin malazez ndaj Kosovës, i cili i kushtoi më pas me shkarkim.
“Kosova ishte një histori e gjatë dhe në këtë rast ishte logjik dhe korrekt ai vendim. Ajo çka ka ndodhur nuk ishte sportive, ishte ajo që ndodh në jetën tonë reale. Këtë e kam bërë vetë, pa u ndikuar nga askush. Koha do ta tregojë se unë kisha të drejt. Do të veproja përsëri njëjtë”, deklaroi Tumbakovic në konferencë për shtyp në Beograd sot pasi u prezantua si trajner i ri i Serbisë.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion