Google ADS

Trajneri i ri i Italisë: Ancelotti, Mancini, Conte apo Ranieri?

19:04 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kombëtarja e Italisë nuk arriti që të kualifikohet në Kampionatin Botëror që organizohet në këtë vit në Rusi, përcjellë arbresh.info.

Italia pas eliminimit në ndeshjet e fazës grupore, mbeti edhe pa trajneri pasi që Gianpiero Ventura u largua nga drejtimi i Kombëtares.

Italia tashmë është në kërkim të një trajneri të ri.

Carlo Ancelotti, Roberto Mancini, Antonio Conte dhe Claudio Ranieri janë katër kandidatët për ta marrë drejtimin e ‘Azurrëve’.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se për cilin do të vendos Federata Italiane e Futbollit. /arbresh.info/

Të ngjashme