Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde dëshiron të dërgoj klubin në maja edhe më të larta.
Valverde do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare të enjten pas njoftimit se do të jetë pasardhësi i Luis Enriques në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info. Ish trajneri i Athletic Bilbaos, i cili ka luajtur për Barcelonën për dy sezone 1988 – 1990, është i vendosur për të mbajtur tifozët të lumtur.
“Është privilegj për të qenë këtu. Ndihem me fat që klubi më ka pasur mua në mendje dhe më ka ofruar mua detyrën”, tha ai për faqen zyrtare të gjigantit spanjoll.
“Jam shumë i ngazëllyer për të hyrë në këtë fazë të re të karrierës time. Është një sfidë e madhe dhe unë kam ndërmend të bëjë Barcelonën edhe më të madhe se që është tashmë”
“Dua që tifozët të vazhdojnë të shijojnë gjërat në mënyrë që ata i kanë shijuar gjatë viteve të fundit. Në sezonet e fundit, ata kanë qenë në gjendje të shijojnë lojtarë të trajnerë të mëdhenj”
Valverde ka shpenzuar katër vite te Bilbao duke i siguruar atyre Super Kupën e Spanjës në vitin 2015 dhe kualifikimin në futbollin evropian në secilin sezon gjatë detyrës së tij./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...