Arsenali është duke kërkuar një disiplinues të rreptë për të shkundur klubin nga keqtrajtimet e veta ndërkohë që është zbuluar që trajneri i ri do të ketë vetëm 50 milionë funta në dispozicion për t’i shpenzuar për transfere gjatë verës.
Pas dy vite investimesh të mëdha, klubi do të ngurroj sa i përket blerjeve kur të rihapet merkato e transferimeve, transmeton portali arbresh.info.Luis Enrique është duke udhëhequr garën për të zëvendësuar trajnerin Arsene Wenger, i cili do të largohet me përfundimin e sezonit. Joachim Low, Max Allegri dhe Patrick Viera janë gjithashtu duke u përmendur si kandidatë.
Por, mësohet që Enrique ka bërë të ditur se dëshiron të përballet me sfidën e zëvendësimit të Arsene Wenger pasi është opsioni i preferuar gjithashtu i kreu të marrëdhënieve të klubit, Raul Sanllehiti, i cili ka punuar me të te Barcelona.
Por, kushdo që merr detyrën e vështirë për të drejtuar Arsenalin pas fundit të epokës së Wengerit do të ketë një në dispozicion një shumë të hollash të vogël për të përforcuar skuadrën./arbresh.info/
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë