Google ADS

Trajneri i PSG-së shpërtheu në lot zhgënjimi kur e kuptoi që Barça e bleu De Jongun

10:00 | 1 Dhjetor 2019
L G

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, i kishte kërkuar bordit të klubit ta transferojë me patjetër mesfushorin Frenkie de Jong, por Barcelona u tregua shumë e shpejtë dhe e bleu atë nga Ajaxi sa hap e mbyll sytë.

Kur trajneri gjerman e kuptoi këtë, ai filloi të qajë nga zhgënjimi, sipas menaxherit të holandezit, Ali Dursun.

Dursun zbuloi në një intervistë për Voebal International se Tuchel kishte qarë kur e kishte kuptuar se De Jong i ishte bashkuar Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Ai tregoi po ashtu se De Jong e kishte studiuar çdo opsion para se të vendoste për Barçën.

“Të gjithë e dinin për interesimin (e PSG-së) dhe të gjithë e dinin se Frenkie i ka vlerësuar të gjithë opsionet. Ka kohë që e njohë atë dhe e di kur ai zgjedh diçka”, tha Dursun.

“Thomas Tuchel qau kur e humbi betejën”, shtoi ai.

De Jong nënshkroi me Barçën në janar kur gjigantët evropianë po luftonin për të. Ai iu bashkua katalonasve në verë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme