Trajneri i Prishtina është deklaruar pas barazimit 2-2 ndaj Llapit, në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll.
Ai u shpreh se ndeshje është dashur të fitohet qysh në pjesën e parë, shkruan Arbresh.info.
“Si ka shkuar loja, është dashur që ta mbyllim çështjen e fituesit që në pjesën e parë. Duhej të kishim epërsi prej tri golash. Po të realizonim rastet edhe kartoni i kuq pak do të ndryshonte”, tha Egbo.
Trajneri i Prishtinës përgëzoi lojtarët e tij për luftën që bënë në fushë.
“I përgëzoj çunat pasi kanë luftuar që të marrin një pikë. Çdo gjë që kemi bërë në stërvitje e kanë zbatuar në fushë”, shtoi ai.
Tutje ai theksoi ndryshimin e lojës pas kartonit të kuq.
“Pjesa e dytë ndryshoi pasi morëm kartonin e kuq. Me gabimin tonë kemi pësuar golin e barazimit”.
Pas këtij barazimi Prishtina është në pozitën e pestë me 17 pikë./Arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës