Trajneri i Portugalisë përgënjeshtron Sarrin dhe Juventusin për Ronaldon

17:04 | 13 Nëntor 2019
L G

Një zëvendësim në minutën e 55-të të ndeshjes, e fundit ndaj Milanit, që Cristiano Ronaldo duket se ende nuk e ka kapërcye.

Pas ndeshjes shpërthyen polemikat për reagimin e sulmuesit që nuk e pranoi edhe aq mirë këtë zëvendësim të shpejtë nga trajneri Sarri.

Pikërisht trajneri i Juventusit, për të shpjeguar gjithçka, foli pas ndeshjes: “Ronaldo nuk është problem, duhet ta falënderojmë sepse ka luajtur me kushte fizike jo të shkëlqyera. Preferova ta ndërroja sepse nuk mu duk mirë. Ka probleme gjuri dhe nuk stërvitet dot me intensitet. Sakaq, ka vështirësi kur godet topin”.

Por, sot, trajneri Fernando Santos e mendon ndryshe te grumbullimi me kombëtaren e Portugalisë.

“Të gjithë duan të flasin për Ronaldon sepse ai është më i miri në botë. Cristiano ndodhet këtu, i grumbulluar, ndihet mirë dhe do të luajë”. Pra, ndaj Lituanisë, CR7 do të jetë në fushë, pa asnjë problem! Mjaft pyetët për Ronaldon. Duket sikur nuk do të luajë Portugalia dhe lojtarët e tjerë”, u shpreh Santos i irrituar. /Telesport/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme