Yamine Lamal është njeri i momentit tek Barcelona, pas super paraqitjeve që ka bërë këtë fillim sezon.
Ai është vetëm 16-vjeçar dhe ka debutuar këtë sezon me skuadrën katulanase po ashtu është edhe një nga lojtarët më të rinj që ka debutuar edhe për kombëtaren e Spanjës, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes së sotme ndaj Portos dhe Barcelonës trajneri i skuadrës portugeze ka folur për talentin 16-vjeçar.
Ai ka thurur fjalë të mëdha për të.
“Kur Lamine luan nga fillimi, ai bën shumë mirë dhe kur luan për dhjetë minuta gjithashtu bën gjëra të mëdha”, tha Carvalhal për La Liga TV.
Carvahal e ka krahasur procesin e spanjollit me portguezin Cristiano Ronaldo.
“Lamine më kujton procesin e Cristiano Ronaldos me Alex Ferguson në Manchester United”, shtoi portugezi.
Merita të mëdha i dha edhe Xavit për mënyrën si e trajton.
“Ky është një proces shumë i rëndësishëm për rritjen e tij dhe Xavi po e bën në mënyrë fenomenale: e fut, i jep minuta, nuk e lë të verbohet, e mban me këmbët në tokë… Shumë mirë”. shtoi ai.
Për fund ai deklaroi se shumë shpejtë Yamal pritet të jetë në nivelin e Mbappes.
“Lamine ka potencial brutal dhe nëse vazhdon kështu, do të jetë në nivelin e Kylian Mbappes”, përfundoi portugezi Carvalhal.
Porto dhe Barcelona do të përballen sot në fillim nga ora 21:00, në kuadër të Ligës së Kampionëve./Arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...