Google ADS

Trajneri i Partizanit i dërgon një mesazh befasues tifozëve para ndeshjes ndaj Skënderbeut

18:06 | 2 Nëntor 2017
Arbresh Info

Partizani dhe Skendërbeu do të takohen në Beograd për ndeshjen në kuadër të xhiros së katërt në fazat grupore në Evropa Ligë.

Takimi ndërmjet dy klubeve të Grupit B pritet të jetë me tensione të mëdha duke marrë parasysh rivalitetin e madh ndërmjet tyre ndër vite, shkruan portali arbresh.info.

Trajneri Miroslav Djukic iu ka dërguar një mesazh tifozëve të Partizanit duke kërkuar të mos ofendojnë kundërshtarin.

“Ne duam të flasim vetëm për futbollin, këtu ka pasur probleme mjaftueshëm në këtë zonë, ne nuk kemi nevojë për një të ri, ne duhet të jemi shokë, futbolli duhet të në afrojë”, ka thënë fillimisht Djukic para ndeshjes.

“Shpresoj që të mos ketë probleme. Ju [tifozët] jeni serbët dhe partizanët më të mëdhenj nëse mbështetni dhe gëzoni skuadrën tuaj, jo nëse ofendoni kundërshtarin”, përfundoi ai.

Takimi ndërmjet dy klubeve zhvillohet duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme